Gomonia rrezikoi të fundosej, shpëtohen 11 turistë në Vlorë

Policia kufitare dhe roja bregdetare në Vlorë i kanë ardhur në ndihmë një gomone me 11 persona në bord.

Gomonia ka qënë duke ardhur për në portin e Vlorës, por një defekt në motor ka bërë që mjeti lundrues të rrezikojë për shkak dhe të detit me dallgë.

Policia kufitare ka bërë të mundur duke e tërhequr gomonen me 11 pushues në bord dhe duke i sjellë në kalatat e portit te Vlorës .

Asnjë pushues nuk ka pësuar lëndime.


Shtuar 1.05.2024 18:35

Tags: ,