Ky është vëllai i deputetit socialist që u kap me kanabis

Personi qe shihni në foto është Armando Ndreca, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër, vëllai i deputetit socialist të qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca.

Ai është arrestuar nga policia me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Ndalimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit.


Shtuar 11.04.2024 14:15