Arsenali rikthen Wenger?

Arsen Wenger është trajneri i dytë më jetë gjatë në historinë e futbollit anglez.

Tekniku francez udhëhoqi ekipin e Arsenalit për 22 vite duke u larguar në verën e 2018-tës. Pas largimit të tij ‘topçinjtë” kanë humbur ritmin e një skuadre e cila më së paku të rezultoi konkurruese në Premier League.

Siç raportojnë mediat britanike, Wenger mund të rikthehet sërish në “Emirates” pasi shikohet nga drejtuesit e Arsenalit si njeriu i duhur që kuron këtë gjendje që ka kamufluar klubin londinez kohët e fundit.

Si Unai Emery por edhe pasuesi i tij Mikel Arteta janë shumë larg pritshmërive tek 13 herë kampionët ishullor. Arsen e njeh mirë ambientin duke arritur të fitoj gjithçka në sferën e trofeve në futbollin anglez.


Shtuar 7.02.2020 18:25