Vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin ka reaguar për herë të parë në lidhje me pjesëmarrjen e gazetares në Big Brother Vip 3.
Kevin ka deklaruar se Ilnisa as edhe brenda kornizave të lojës nuk do krijonte një histori dashurie.
“Për mua nuk ka asgjë, brenda kornizave të lojës. E kemi diskutuar para se të hynte dhe më tha jo. Por duke njohur dinamikat, nuk besoj, edhe me rastin e Meritonit. As për lojë nuk do e bënte. Është në një shtëpi me banorë që janë kundërshtarë të saj. Nëse vazhdon kështu, e shikoj në finale”, ka deklaruar ai në Wake Up.