Zbardhet vendimi i Kushtetueses për Ahmetajn: Nuk është cenuar e drejta e ish-zv kryeministrit dhe bashkëjetueses së tij

GJK vendosi se nuk kishte shkelje të të drejtave të subjekteve.

Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se kërkuesit kanë  kundërshtuar vendimet gjyqësore të dhëna nga GJKKO-ja e Apelit dhe Gjykata e Lartë, të cilat  kanë vendosur me radhë mospranimin e ankimit ndaj vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë  që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për kontrollin vetjak dhe të banesës.

Në ankimin e Kushtetues nuk rezulton që ata të kenë kundërshtuar vendimin e GJKKO-së së Shkallës  së Parë që ka lejuar kontrollin dhe as dispozitat e KPP-së që rregullojnë procedurën e kontrollit.

 

 

Me fjalë të tjera, kërkuesit nuk kanë kundërshtuar kontrollin e banesës, paprekshmëria e së cilës garantohet nga neni 37 i Kushtetutës dhe as kontrollin personal, por kanë zgjedhur të kundërshtojnëvendimet gjyqësore që nuk kanë pranuar ankimet e tyre (apelin dhe rekursin).

 Vendimi: 

Vlerësimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve
A. Për legjitimimin e kërkuesve

10. Çështja e legjitimimit (locusstandi) është një ndër aspektet kryesore që lidhet me nisjen e një procesi kushtetues. Sipas neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pikat 1, shkronja “i” dhe 2, të Kushtetutës, si dhe nenit 71 të ligjit nr. 8577/2000, çdo individ, person fizik ose
juridik, subjekt i së drejtës private dhe publike, mund të vërë në lëvizje Gjykatën për gjykimin përfundimtar të ankesave kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë. Ankimi kushtetues individual, në çdo rast, duhet të plotësojë kriteret e nenit 71/a të ligjit nr. 8577/2000, që lidhen me shterimin e mjeteve juridike efektive, afatin e paraqitjes së kërkesës, pasojat negative të pësuara në mënyrë të drejtpërdrejtë e reale, mundësinë për rivendosjen e së drejtës së shkelur, si dhe rregullimet e veçanta ligjore të shqyrtimit paraprak të kërkesës.
11. Kriteret për pranueshmërinë e ankimit kushtetues individual janë të natyrës
kumulative, në kuptimin që ato duhet të plotësohen njëkohësisht. Për pasojë, mjaftonmosplotësimi i njërit prej tyre që kërkuesi të mos legjitimohet për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues.

12. Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se sipas nenit 131, pika 1, shkronja “f”, të Kushtetutës, si dhe nenit 71/a të ligjit nr. 8577/2000, në lidhje me legjitimimin rationemateriae të kërkuesit, kontrolli kushtetues ndaj vendimeve gjyqësore është i kufizuar vetëm në funksion të mbrojtjes së
të drejtave dhe lirive themelore të garantuara në Kushtetutë, kur pasojat negative janë të drejtpërdrejta dhe reale për kërkuesin dhe kur shqyrtimi i çështjes mund të rivendosë të drejtën kushtetuese të shkelur.

13. Kërkuesit, në thelb të ankimit të tyre kushtetues, kanë pretenduar se u është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor në aspektet e të drejtave tëaksesit në gjykatë dhe të ankimit efektiv, të garantuara nga nenet42 dhe 43 të Kushtetutës dhe neni 13 i KEDNJ-së. Sipas tyre,
vendimi për lejimin e kontrolleve është dhënë në gjykatën e shkallës së parëbazuar vetëm në kërkesën e prokurorit dhe gjykatat nëinterpretim të ligjit kanë nxjerrë përfundimin se vendimi i dhënëështë i paankimueshëm. Për rrjedhojë, atyre iu është kufizuar në mënyrëjoproporcionale e drejta e kundërshtimit të kontrolleve në gjykatë dhe e drejta e ankimit në një gjykatë më të lartë.
Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se këto pretendime prima facie hyjnë në juridiksionin e Gjykatës, prandaj në vijim do të analizojë pretendimet në këndvështrim tësë drejtës sëaksesit në gjykatë të lidhur me të drejtën e ankimit.

14. Neni 42 i Kushtetutës parashikon se kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.

15. Gjykata ka pohuar se e drejta e aksesit u garanton subjekteve të cenuara të drejtën t’i drejtohen një gjykate, e cila do t’i dëgjojë pretendimet e tyre dhe do të shpallë një vendim pas një gjykimi të drejtë dhe publik. Kjo e drejtë e individit nuk përfshin vetëm të drejtën për të vënë në lëvizje gjykatën, por edhe të drejtën për të pasur prej saj një zgjidhje përfundimtare për mosmarrëveshjen objekt gjykimi, pasi aksesi në gjykatë duhet të jetë substancial dhe jo thjesht formal. Në rast se mohohet kjo e drejtë procesi konsiderohet i parregullt, sepse aksesi në gjykatë është, para së gjithash, një kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e të drejtave të tjera të individit. Megjithatë, e drejta e aksesit mund të kufizohet kur bëhet fjalë për kushtet e pranueshmërisë së një ankimi (shih vendimet nr. 7, datë 21.02.2023; nr. 40, datë 22.12.2022; nr. 9, datë 07.02.2017 të Gjykatës Kushtetuese).

16. Ndërsa neni 43 i Kushtetutës parashikon se kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj, për kundërvajtje të lehta penale, për çështje civile ose administrative me rëndësi ose vlerë të vogël,
në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës, sipas të cilit kufizimi i të drejtave vendoset vetëm me ligj, për një interes publik dhe në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. Rastet dhe mjetet e ankimit ndaj vendimeve gjyqësore përcaktohen me ligj, pra është ligji ai që njeh, garanton dhe kufizon të drejtën e palës për të kundërshtuar një vendim të gjykatës më të ulët në një gjykatë më të lartë, duke mos e lënë këtë çështje në diskrecion të gjykatës (shih vendimin nr. 9, datë 23.02.2023 të Gjykatës Kushtetuese).