Nga rinoplastika te kirurgjia dentare dhe ajo estetike, thika me dy presa e turizmit shëndetësor. Si lidhet me fenomenin e frikshëm të forex?

Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar të turizmit shëndetësor, sidomos atij dentar. Fqinjët e Italisë janë klientët kryesorë. Por, zhvillimi i shpejtë mbart dhe rreziqe. Aktorët e tregut theksojnë se duhen kontrolle mbi sektorin, për cilësinë e ofrimit të shërbimeve, mbi çmimet e një sërë problematikash që shoqërojnë këtë proces, në mënyrë që ky bum të mos kthehet në bumerang. Skemat e dikurshme forex janë kthyer n

ë agjenci të turizmit shëndetësor, që ofrojnë ndërlidhjen me mjekët/klinikat këtu dhe fenomeni po merr përmasa të frikshme.

Nuk përbën më habi për të gjithë ne që të ecim rrugëve të Tiranës dhe të ndeshim italianë, të vetëm apo në grupe. Shumëkush mund të mendojë se jehona e turizmit vijon ende në javët e para të dhjetorit. Por, arsyet lidhen ngushtësisht me …turizmin dentar.

Ditëve të fundit ekziston një diskutim, mbështetur edhe nga kronika italiane mbi cilësinë e shërbimeve në Shqipëri, në lidhje me ndërhyrjet e ndryshme estetike ose dentare, të cilat janë tërheqëse për shkak të çmimit të lirë.

Përtej këtij diskutimi, klinika të shumta në vend vazhdojnë të operojnë, në një treg të lirë, por të parregulluar me një ligj të posaçëm.

 

 

Bashkimi i ofertës turistike dhe kapacitetit të rritur të shërbimeve shëndetësore e ka shndërruar Shqipërinë vitet e fundit në një destinacion të pëlqyer, për ata që janë në kërkim të një përvoje të pazakontë të turizmit shëndetësor. Por jo vetëm për përvojën.

Çmimi duket se ka qenë arsyeja kryesore e ofertës tërheqëse të vendit tonë.

Aktualisht, ka investime në infrastrukturën e shëndetit që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend. Partneritetet ndërkombëtare dhe certifikimet e arritura kanë bërë një ndryshim pozitiv në imazhin e turizmit shëndetësor shqiptar.

Bashkëpunimet me qendra prestigjioze shëndetësore dhe përfitimi i certifikimeve të njohura ndërkombëtare kanë krijuar një mjedis besimi për vizitorët.

Kjo ka ndihmuar në tërheqjen e një audience më të gjerë ndërkombëtare, duke e bërë Shqipërinë një destinacion të pëlqyer për ata që kërkojnë shërbime shëndetësore.

Ndërsa industria e turizmit shëndetësor po zhvillohet, është e rëndësishme të adresojmë sfidat dhe të shohim përpara. Ka gjithmonë edhe një anë tjetër të medaljes për t’u parë.

Siguria e shëndetit dhe ruajtja e mjedisit natyror janë sfida të cilat kërkojnë angazhim të përbashkët dhe strategji afatgjata. Por jo vetëm kaq.

Aktorët e tregut gjithashtu theksojnë se duhen kontrolle mbi sektorin, për cilësinë e ofrimit të shërbimeve, mbi çmimet e një sërë problematikash që shoqërojnë këtë proces, në mënyrë që ky bum të mos kthehet në bumerang.

Sipas tyre, sfida kryesore është siguria e shëndetit.

Një tjetër problematikë, sipas komunikimeve me disa aktorë tregu, është nevoja për trajnime të vazhdueshme për personelin shëndetësor.

Për të ruajtur cilësinë dhe standardet e larta të shërbimeve, personeli duhet të jetë i trajnuar dhe i përgatitur për të ofruar trajtime dhe këshilla të specializuara. Investimet në zhvillimin e kapaciteteve profesionale janë të domosdoshme për të siguruar një përvojë cilësore për vizitorët.


Shtuar 20.01.2024 09:05