Edona James dhe Alba Vukaj janë përfshirë në një debat gjatë ditës së sotme (e enjte) në spektaklin televiziv “BBVK2”.
Ato kanë qenë duke qëndruar në oborr me banorët e tjerë, teksa kanë filluar t’i hedhin kunja njëra-tjetrës.
Edona i është drejtuar Albës me disa fjalë pasi ajo është përfshirë me të gjithë djemtë e shtëpisë.
E këtë herë po flisnin për Blerandon, ku biondja i tha se është mësuar me të gjithë, të sillet në të njëjtën mënyrë.
“Rrencake”, iu drejtua Alba, Edonës.
E James ia ktheu menjëherë: “Rrencake je ti, nuk mund të më manipulosh mua. Ditën e mirë. Rritu pak”.
“Kam kohë të rritem unë, jam 22 vjeçe”, u përgjigj tutje Alba.
Edona më pas i tha të largohet dhe për gjëra të tilla të flasë më mirë me Santianën.