Këtë të premte, ka ndodhur një aksident në afërsi të Muzeut në Tiranë. Mësohet se një automjet ka përplasur një të moshuar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Raportohet se ai është dëmtuar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 29.12.2023, në afërsi të Muzeut, shtetasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin 70 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.