“Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë kam lindur këtu dhe rritur këtu…”
Anxhela Peristeri ka folur sërish për akuzat që iu janë bërë në lidhje me origjinën e saj. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Tempora’, ajo është shprehur se nuk e priste interesin e madh që iu dha nga populli grek.
Mirëpo, Anxhela shtoi se ka pasur dhe luftë nga shqiptarët të cilët i thonin me komente se ka tradhëtuar Shqipërinë.
“Ishte një interes shumë i madh, nuk e prisja. Ngaqë unë jam greqisht folëse, nga mbiemri im kanë menduar se mund të jem greke. Unë kam një prejardhje shumë të largët nga gjyshi po unë kam lindur këtu dhe rritur këtu.
Sa herë që një person shkëlqen, thonë është ashtu është kështu. Më kanë pyetur në intervista se përse mbiemri jot është grek. Peristeri në greqisht do të thotë pëllumb. Unë pata shumë luftë dhe nga shqiptarët për këtë gjë, që thoshin ke tradhëtuar atdheun…”- tha Anxhela.