Orë ankthi për sulmuesin e Liverpool, i rrëmbejnë prindërit në vendlindje

Orë ankthi dhe paniku total për Luis Dias. Sulmuesi i Liverpool mësoi të shtunën se prindërit e tij janë rrëmbyer me dhunë dhe nën kërcënimin e një automatiku në një pikë karburanti në Kolumbi. Keqbërësit ishin me motorë dhe me një plan të mirëmenduar për të rrëmbyer prindërit e Diaz.

Megjithatë, për fat të mirë presidenti kolumbian, Gustavo Petro lajmëroi se mamaja e Diaz është shpëtuar teksa grabitësit nuk kanë mundur të shkojnë larg për shkak të numrit të lartë të forcave të sigurisë që po merren me këtë rast.

Por, shqetësimi më i madh për Diaz mbetet fati i babait të tij, pasi sulmuesi nuk ka asnjë kontakt dhe informacion. Për momentin babai i Diaz rezulton i zhdukur me policinë që vijon operacionin për këtë vepër të rëndë penale.

Edhe Presidenti i Federatës së Futbollit në Kolumbi i bëri thirrje autoriteve ta zbardhin sa më shpejt këtë çështje e të zbulojnë vendndodhjen e babait të Diaz pa kursyer asnjë burim të policisë.


Shtuar 29.10.2023 09:25