PËRGJIMET/ “Ta fitoj dhe unë një 50..”, si funksinonte grupi i ilaçeve “pa pullë”. Kush janë të arrestuarit

Në operacionin e kryer nga policia e Tiranës ranë në pranga 16 persona, për kontrabandë të ilaçeve që vinin nga Greqia, Italia e Kosova.

Në pranga kanë rënë Devis Beqiri, Gentian Beqiri, Erjon Bajramaj, Dinë Thaqi, Ermal Merdani,   Lorin Bregoniva, Almed Hoxha, Elton Qorri, Albi Dyrmishi, Florian Muçogalli, Saimir Dervishi, Admir Hoxha, Gëzim Hoxha, Artur Spaho, Tomor Mustafaj, Albert Bakaj.

Gazetari Ervin Leka ka siguruar dosjen, nëpërmjet të cilës bëhet të ditura bisedat e zhvilluara nga anëtarët e grupit, takimet mes tyre si edhe dëshmia e dhënë nga Devis Beqiri, njëri prej të arrestuarve.

Në dosje theksohet se në dëshminë e tij, Devis Beqiri, ka deklaruar se ka qenë i punësuar për shumë objekte farmaceutike, në kompani të ndryshme farmaceutike. Në këtë mënyrë duke qenë i angazhuar në këtë sektor, ai ka përfituar duke krijuar kontakte dhe njohje me profesionistë të fushës, mjekë e farmacistë.

“Edhe pasi është shkëputur nga puna ai ka ruajtur kontakte miqësore me shumë prej tyre. Pasi ka mbetur pa punë dhe kushte të vështira familjare është divorcuar dhe ka një fëmijë të vogël. Këto rrethana e kanë detyruar të punojë pa marrë parasysh legjislacionin në fuqi, për të cilin është shprehur se nuk e njeh, pasi po ta njihte do ta ushtronte këtë aktivitet. Ai ka cilësuar se barnat që tregton janë të gjitha cilësore dhe nuk kanë afekte anësore në shëndet, por përkundrazi janë për kurimin e komplikacioneve dhe sëmundje të ndryshme”, ka dëshmuar ai.

Gjithashtu sa i përket vendit se ku i merrte barnat, Devis Beqiri ka treguar në dëshminë e tij për prokurorin Bledar Valikaj, se i merr nga shtetasi Ermal Merdani dhe nuk e ka ditur që nuk kanë qenë të lejuara, pasi sipas tij nuk do të bënte atë veprim.

Në lidhje me faktin që në shumicën e porosive që dorëzonte ka qenë prezent edhe vëllai i tij, ai ka deklaruar se i vëllai jeton në Itali dhe se ishte kthyer për disa kohë me pushime për të takuar prindërit dhe se nuk ka dijeni për aktivitetin që zhvillon.

“Në lidhje me barnat spitalore të gjendur, ai ka deklaruar se ato barna i ka marrë nga një djalë që ka punuar infermier te spitali i Senatoriumit. Kontaktin me të e ka siguruar me njohjet në sektorin e farmaceutikës dhe nuk e njeh me emër personin që ka lidhje me infermierin. Ai në periudhën e pandemisë u largua nga Shqipëria në Gjermani dhe nga ana e tij ai ka deklaruar se nuk ka shitur asgjë dhe janë me pullën e Autoritetit të Barnave.

PËRGJIMET

Pjesë nga biseda:

Devi: Te shtëpia do jem

Albert Elbasan: foto

Albert Elbasan: Si është ky

Devi: Shm

Albert Elbasan: Çfarë

Devi: Shumë i mirë

Albert Elbasan: Sa del ky

Albert Elbasan: foto

Albert Elbasan: Gjejmë dot më duhen për një njeriun tim

Devi: Po gjejmë

Albert Elbasan: Me sa?

Albert Elbasan: Dhe Nëse e gjen më duhet tani

Devi: 1050

Devi: Të fitoj dhe unë 50 euro

Albert Elbasan: Ja të ma konfirmojnë

Albert Elbasan dhe të them

Devi: Ku je?

Devi: Nisu

Albert Elbasan: Foto

Albert Elbasan: Gjejmë?

Devi: Si ky jo

Albert Elbasan: Bëhet fjalë për Decapeptyl….

Albert Elbasa: Çkemi

Albert Elbasan: I dua për një njeriut tim, por mund t’i gjëjmë dot?

Devi: Cpb mo

Devi: Të pyes e të them

Albert Elbasan: Si je ti

Albert Elbasan: Si është djali

Albert Elbasan: Si është djali

Albert Elbasan: Vijnë nga Italia këto

Devi: Do pyes

Devi: Në Itali pa merak. Mirë ka qenë. Rrofsh

Vijim i bisedës mes anëtarëve të grupit:

Devi: Mgjes

Albert Elbasan: Më duhen nja 50 shurupa të tjerë

Devi: Bëhet apo jo?

Devi: Në 7 këtu ore

Devi: Ok

Devi: Erdhe mo

Devi: Për 10 min vij

Albert Elbasan: Si je?

Devi: U nise mo

Albert Elbasan: Tani u nisa

Devi: Nga Elbasani. Apo shpia

Albert Elbasan: El

Devi: Ok. Jepi gaz

Albert Elbasan: Si je?

Devi: Kam lëviz. Tak në darke von

Albert Elbasan: Ok

Albert Elbasan: Çkemi. Gjerman

Devi: Gud gud

Albert Elbasa: Si je. Më gjen dot 2 kuti kepra

Devi: Ca lloji. 500?

Albert Elbasan: po

Devi: Prit

Albert Elbasan: Më duhen edhe dy sot

Albert Elbasan: Si ajo që mora dje

Devi: T’i them