I prenë rrugën me makinë dhe e goditën me sende të forta! Dalin detaje të reja nga sulmi ndaj 21-vjeçarit në Shkozë: Autorët ishin të armatosur

Kanë dalë detaje të reja nga sulmi i një nate më parë në zonën e Shkozës, ku 21-vjeçari Hysen Xhakolli u dhunua barbarsiht me sende të forta nga persona të maskuar.

Burime bëjnë me dije se mbrëmjen e kaluar 7 persona të cilët udhëtonin me dy makina, i kanë prerë rrugën mjetit me të cilin udhëtonte 21-vjeçari Xhakolli, brenda të cilit ndodhej dhe një vajzë.

I riu kishte vetëm 1 javë që ishte kthyer nga Britania në vendin tonë, dhe dyshohet se gjatë kësaj kohe lëvizjet e tij janë mbajtur nën vëzhgim nga personat që e kanë dhunuar.

Në momentin që e kanë zbritur nga makina ndaj të riut është ushtruar dhunë, ndërsa ëhstë tentuar edhe pengmarrja e tij.

7 personat që kanë kryer sulmin kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, pasi në vengjajrje është gjetur një karikato me fishekë, edhe pse në njoftimin e policisë nuk pati deaje të tilla.

Pas sulmit autorët janë larguar me dy automjetet, ku një makinë ka qenë ngjyrë e kuqe. Ndërkohë grupi hetimor ka edhe emrat e personave të cilët janë autorë të atentatit, por ende nuk janë shpallur në kërkim nga policia.

Shkak i ngjarjes është një konflikt i ndodhur rreth 1 vit e 4 muaj më parë. Pas ngjarjes i riu i cili kishte marrë dëmtime të rënda në kokë ka marrë ndihmë mjekësore dhe ka dhënë deklaratën e tij në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.


Shtuar 19.10.2023 14:24