“O Taulant juve ju kanë përdorur bandat dhe ne …”, ironi mes Bardhit dhe Ballës jashtë sallës së Kuvendit

Deputetët e opozitës të drejtuar nga Sali Berisha janë të vendosur për të çuar deri në fund “luftën’ me mazhorancën, ndërsa kanë anuluar seancën plenare të ditës së sotme.

Pas daljes nga salla Gazment Bardhi ka folur për mediat duke shpejguar arsyet e këtij vendimi të opozitës për të mos lejuar seancat normale.

Ai tha se pa lejuar opozitën të marrë pjesë normalisht në Komisionet parlamentare dhe ngritjen e komisioneve hetimore, nuk do të lejohet asnjë seancë normale parlamentare.

Ndërsa ishte duke folur në oborrin e Kuvendit, ka shkëmbyer edhe batua me MInistrin e Brendshëm, Taulant Balla.

Në momentin që Balla po dilte duke qeshur dhe duke ironizuar Bardhin, ky i fundit ju drejtua duke i thënë: “O Taulant, po juve ju kanë përdorur bandat dhe ne s’kemi thënë gjë”.


Shtuar 19.10.2023 11:26