Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për Fizikë për përdorim të dritës në studim të elektroneve

Çmimi Nobel për Fizikë u është ndarë tre shkencëtarëve që kanë kryer eksperimente me dritën dhe të cilat e kanë hapur derën e botës së elektroneve.

Çmimin këtë vit do ta ndajnë Pierre Agostini, Ferenc Krausz and Anne L’Huillier.

Puna e tyre ka demonstruar një mënyrë për krijimin e pulseve jashtëzakonisht të shkurtra të dritës, të cilat mund të përdoren për t’i studiuar proceset e shpejta brenda atomeve.

Fituesit do ta ndajnë shumën prej 994.000 eurosh.

Akademia Suedeze e Shkencave ka thënë se eksperimentet e tre laureatëve kanë prodhuar “pulse të dritës aq të shkurtra, saqë ato janë matur me atosekonda”.

Një atosekondë është kuintilontë e sekondës.

Kjo shpejtësi është e barasvlefshme me kohëzgjatjen e një sekonde përballë viteve të Universit.

Sipas Akademisë, kjo punë e ka demonstruar se këto pulse jashtëzakonisht të shkurtra mund të përdoren më pas për të kuptuar sesi funksionojnë elektronet.

Elektronet janë pjesë brenda atomit dhe lëvizin jashtëzakonisht shpejt – në miliarda të sekondës.

“Fizika e atosekondës” është duke çuar përpara procese të rëndësishme lidhur me funksionimin e atomeve dhe molekulave.

Ky zhvillim pritet të rezultojë në testime më të mëdha, që potencialisht mund të ndikojë në diagnostikim të sëmundjeve në fazë shumë më të hershme.


Shtuar 3.10.2023 13:58