Ndërkohë që e gjithë vëmendja e publikut dhe medias është përqendruar te skandali i bisedave në aplikacionin SKY ku u zbulua lidhja mes Policisë dhe grupeve mafioze, si edhe te kulla në qendër të Tiranës, me maxhorancën që jep leje ndërtimi dhe opozitën që hesht sepse po ndërtojnë biznesmenët e saj, qeveria po bëhet gati që t’i ngarkojë edhe një faturë tjetër prej 40 milionë eurosh shqiptarëve për vitet në vijim.
Mësohet se qeveria ka bërë gati një vendim, i cili do të miratohet gjatë mbledhjeve të ardhshme, e cila zgjat me të paktën një vit koncensionin e markimit të karbuiranteve, i cili u kushton shqiptarëve 20 lekë për çdo litër karburant që blejnë.
Koncensioni u dha në fund të qeverisjes së demokratëve në vitin 2013 dhe u kundërshtua shumë nga socialistët, por duket se të majtët i kanë gjetur prej vitesh “telat” me bisnesmenët që fshihen pas koncensionit duke futur në lojë Sinan Idrizin dhe një emër koperturë nga Turqia e quajtur Nerve Korkmaz.
Vendimi
Sipas kontratës, koncensioni i markimit të karburanteve ishte 10 vite dhe përfundonte në 23 shkurt 2023, por kompanitë e importit të karburanteve janë detyruar që të paguajnë tarifën te kompania koncensionare Global Fluid International (GFI) edhe pse pretenduan se gjithçka tashmë bëhej në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, duke shfrytëzuar klauzolat e kontratës, fillimisht kontrata koncensionare u shty deri në qershor, pastaj deri në korrik 2023, por 1 gushti 2023 është afati limit i kontratës dhe tashmë ccdo cent i paguar nga kompanitë e importit të naftës ndaj koncensionarit është i paligjshëm.
Megjitatë, sicc mëson AlbEu nga Doganat, kompanitë e importit të naftës vijojnë pagesat për markimin e karburanteve pasi qeveria nga ana e saj ka njoftuar se do të zgjatet koncensioni për kompaninë Global Fluid International (GFI), me të paktën edhe një vit. Deri më tani nuk ka një vendim për diçka të tillë, të paktën të shpallur publikisht, megjithatë GFI vijon të marrë pagesa nga importuesit e naftës sikur koncensioni të vijonte normalisht.
Pagesa e këtij koncesioni bëhet direkt nga konsumatorët në çmimin e naftës, teksa operatorët thonë se vetëm ky koncesion e rrit çmimin me rreth 1 lekë për litër, ose rreth 7.6 milionë euro në vit. Që nga fillimi i këtij koncesioni, konsumatorët kanë paguar rreth 32 milionë euro në çmimin e naftës, sipas të ardhurave të deklaruara në bilanc nga koncesionari, ndërkohë që nuk ka të dhëna se sa efektiv ka qenë ai për luftimin e evazionit.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave edhe sot 10 vite pas zbatimit të kontratës koncensionare për markimin e naftës ende nuk ka të dhëna se sa i efektshëm ka qenë financiarisht ky koncesion në lidhje me luftën kundër kontrabandës.
Kontrabanda
Është fakt tashmë që Shqipëria u përmbyt nga kontrabanda e naftës me anije me tonazh të lartë që janë kapur në Durrës me naftë kontrabandë që tentoheshin të shkarkoheshin në vendin tonë.
Më herët AlbEu ka raportuar për këto ngjarje që konfirmojnë se vendi është kthyer në një parajsë të kontrabandistëve duke nxjerrë në pah ndërkohë se koncensioni i markimit nuk ka sjellë asgjë tjetër përvecc se ka rritur ccmimin e karburantëve për konsumatorët, të cilët kanë qenë paguesit fundorë të tij. /albeu.com