Takimi ballë për ballë mes Presidentit të SHBA-ve Jo Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin pritet të zhvillohet muajin tjetër në Zvicër, thanë dy zyrtarë të qeverisë amerikane për CNN.
Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini thuhet se janë “afruar” këtë javë për të zgjidhur marrëveshjet për një takim midis dy udhëheqësve, informon albeu.com.
Zyrtarët qeveritarë thonë se Gjeneva është shfaqur si qyteti përfundimtar pritës për bisedimet Biden- Putin , të cilat pritet të takohen 15-16 qershor.
Shtëpia e Bardhë kishte dërguar këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan në Gjenevë këtë javë për t’u takuar me homologun e tij rus dhe për të përgatitur terrenin, thanë zyrtarët.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të komentonte mbi vendndodhjen përfundimtare të takimit, pasi detajet nuk janë përcaktuar ende./albeu.com