De-përshkallëzimi i situatës në Veri dhe ecja me shpejtësi drejt implementimit të Marrëveshjes së Ohrit është kërkesë e fuqive perëndimore tash e sa kohë. Kosova ka hedhur hapin e parë duke pranuar disa hapa që mund të çojnë tek zbatimi i propozimit 3 pikësh të BE-së për de-eskalim në Veri të Kosovës. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës pas takimit që kryenegociatori Besnik Bislimi ka zhvilluar në Bratisllavë me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë po kërkon që të ecet drejt zbatimit të menjëhershëm të Marrëveshjes së Ohrit.
Lidhur me këto zhvillime në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për Gazetën Express kanë folur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se Berlini zyrtar, siç ka pritur nga Kosova, pret edhe nga Serbia të kontribuoj aktivisht në de-eskalim dhe që Beogradi zyrtar të bëj një zotim të qartë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është arritur gjatë këtij viti dhe që Serbia të mos e vëj në pikëpyetje vlefshmërinë dhe natyrën obligative të marrëveshjes.
“Ashtu siç pritej nga Kosova, ne presim që Serbia të kontribuojë në mënyrë aktive në de-përshkallëzimin. Serbia duhet të bëjë një zotim të qartë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën ra dakord në fillim të këtij viti, dhe të mos e vërë në pikëpyetje vlefshmërinë dhe natyrën e saj detyruese”, ka thënë ky zëdhënës për Gazetën Express.
Nga MPJ e Gjermanisë thonë se mbështesin përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe punën e përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.
Të pyetur rreth ndërprerjes së bashkëpunimit me Kosovën në disa fusha, nga MPJ e Gjermanisë kanë rikujtuar paralajmërimet e BE-së për masa dhe për kufizimin e bashkëpunimit me Kosovën në disa fusha të ndryshme nëse Qeveria e Kosovës s’merr masat e duhura për de-eskalim. Gjithashtu rikujtojnë se Miroslav Lajcak ka shpjeguar më 4 korrik se BE po shqyrton gjithashtu edhe marrjen e masave ndaj Serbisë.
Nga Berlini zyrtar thonë për Gazetën Express në përputhje me këto vendime të Bashkimit Evropian, Qeveria e Gjermanisë ka vendosur të ndërpres përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, ku përfshihet shtyrja e konsultimeve të planifikuara dhe e formateve të bashkëpunimit në fushat e bashkëpunimit të sigurisë dhe bashkëpunimit zhvillimor.
Këto masa s’prekin bashkëpunimin në sektorin e shoqërisë civile apo projekteve, zbatimi i të cilave tashmë ka filluar. Këto masa janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Parakusht për këtë është është zbatimi urgjent i masave të nevojshme për de-përshkallëzimin e situatës në komunat veriore.
“Më 3 qershor dhe përsëri më 22 qershor 2023, BE-ja lëshoi një deklaratë duke përshkruar hapat e nevojshëm për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar në katër komunat veriore. Këshilli Evropian gjithashtu iu referua këtyre hapave në Konkluzionet e Këshillit të 29 dhe 30 qershorit të këtij viti. Në këtë drejtim, BE-ja paralajmëroi masa për kufizimin e bashkëpunimit me Kosovën në fusha të ndryshme nëse qeveria nuk merr masat e duhura deeskaluese. Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi shpjegoi më 4 korrik se BE po shqyrton gjithashtu marrjen e masave në lidhje me Serbinë.
Në përputhje me këto vendime, qeveria gjermane ka vendosur të ndërpresë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme. Masat përfshijnë shtyrjen e konsultimeve të planifikuara dhe formateve të bashkëpunimit në fushat e bashkëpunimit të sigurisë dhe bashkëpunimit zhvillimor. Kjo nuk i referohet projekteve me sektorin e shoqërisë civile apo projekteve, zbatimi i të cilave tashmë ka filluar. Të gjitha projektet e prekura mund të rifillohen në çdo kohë. Parakusht për këtë është zbatimi i masave të nevojshme urgjentisht për de-përshkallëzimin e situatës në komunitetet veriore”, kanë thënë për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Gazetën Express.
Kryengoaciatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit me emisarin Miroslav Lajcak ka treguar detajet e marrëveshjes fillestare që do të çojë në de-eskalimin e situatës në veri. Kosova është pajtuar të reduktojë prezencën policore në objektet komunale dhe përrreth tyre për 25%.
Gjithashtu “Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”
Qeveria ka deklaruar se këto veprime do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore./GazetaExpress/