Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin, për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Rrushit i ulet 1/3 e dënimit, duke vendosur 10 vite burg.

Ndërkohë vëllai i Fredi Rrushit është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, pasi dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e makinës që u përdor në vrasje.

Në dosjen penale thuhej se i pari që kishte dyshuar tek Fredi Rrushi, ishte djali i biznesmenit.

“Shtetasi Samir Hoxha (djali i biznesmenit) ka telefonuar shtetasin Ferdi Rrushi dhe i ka kërkar takim per ta pytur per babain e tij Rrushdiun, pasi Fredi ishte personi i fundit qe ishte takuar me babain e tij. Fredi i ka thene, se nuk ndodhej ne shtepi, por kishte shkuar tek puna ne Martanesh, pasi ai atje punon si biznesmen ne nje minjere kromi dhe ne telefon i ka thene: ‘Se babain tend Rrushin me date 21.10.2021 e kam lene ne mesnate tek treshi ne stacion te autobuzit, dhe sipas tij do te vinte dhe do ta merrte nje goce, nje shoqe e tij” shkruhet në dosje.

Por ndryshe ka rezultuar nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe lokalizimi i vend-ndodhjes së Fredi Rrushit, i cili rezulton se ka udhëtuar me viktimën drejt Dajtit, ka qëndruar në zonën ku u vra biznesmeni dhe u gropos trupi i tij dhe më pas, është kthyer sërish në drejtim të Tiranës.

Fredi Rrushi u akuzua për tri vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës. Biznesmeni 43-vjeçar u gjet i vdekur në Malin me Gropa në 6 nëntor 2021.

Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën.

Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila ka dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit.


Shtuar 5.07.2023 15:45