Organizata joqeveritare spanjolle Open Arms njoftoi se shpëtoi të shtunën 117 emigrantë të cilët ndodheshin në një varkë druri që vinte nga Libia
Në njoftimin e saj ajo thekson se mes të shpëtuarve ishin 25 gra dhe një djalë tre vjeçar dhe se ata vinin kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Libia.
Operacioni i shpëtimit u zhvillua në ujërat ndërkombëtare 30 km nga bregu libian pasi anija lundroi nga porti i Sambratha pas mesnate, sipas deklaratës dhe një përfaqësuesi të OJQ-së.
Gjendja shëndetësore e të gjithë pasagjerëve është duke u vlerësuar në anijen Open Arms, njoftoi organizata, pa dhënë detaje të mëtejshme se ku do të transportohen./Albeu.com.