Sot janë bërë 5 vjet që kur shkrimtarja dhe deputetja e PD-së, Flutura Açka humbi të birin, i cili u nda nga jeta në moshën 18-vjecare, pas një sëmundje të rrallë.
Açka e ka kujtuar përmes një postimi në Facebook, ku shkruan: Nëpër mungesën tënde prej pesē vitesh enden vetëm kotësitë. E vetmja që nuk lëviz, është një baule që mezi i nxë ëndrrat e tua të dritës.
Kujtojmë se djalit të saj, pas vdekjes, i ka dedikuar një libër me titull: “Biri”./albeu.com