Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë së cilës të dy presidentët kanë diskutuar për vizitën e këtij të fundit në Kinë, tha Zelensky.
Macron vizitoi Kinën javën e kaluar, duke i kërkuar presidentit kinez Xi Jinping të “bindë Rusinë” që t’i japë fund luftës në Ukrainë.
“I tregova atij për situatën në frontin e luftës, por edhe për synimin tonë të mëtejshëm, në lidhje me çlirimin e të gjitha rajoneve tona”, ka shkruar Zelensky në Telegram.
“Unë komentova pozitivisht qëllimin e Francës për të forcuar më tej mbështetjen e saj të rëndësishme në Ukrainë dhe në fushën e betejës”, shtoi ai. /albeu.com