Sot Kuvend, votohet projektvendimi për miratimin e fondit për financat e partive për “14 Majin”

Sot në Kuvend do të mbëhet seancë plenare. Gjatë seancës pritet të votohen disa projektligje si ai “Për taksat kombëtare”, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” te “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFë Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””.

Gjithashtu sot votohet projketvendimi për miratimin e fondit për financimin e partive pjesmarrëse në zgjedhjet për
organet e qeverisjes vendore të vitit 2023.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të urdhrit nr. 22, datë 11.4.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 30.3.2023.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të
ndryshuar.

(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Dhenie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

4. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në
Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar.

(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhenie mendimi Komisioni për Integrimin Europian

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KFW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (“Agjencia e zbatimit të projektit”), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal””.

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç” të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhenie mendimi Komisioni për Politiken e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

6. Proktligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të

Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Komisioni për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi Komisioni për Politiken e Jashtme

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

7. Projekvendim “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesmarrëse në zgjedhjet për
organet e qeverisjes vendore të vitit 2023. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe nenit 88, pika 1 të ligjit nr. 10019, datë 28.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neni 55 të
Rregullores së Kuvendit)

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)