A e keni mbeduar ndonjëherë se cilat janë kafshët, të gjalla dhe të zhdukura, që sipas shkencëtarëve “luftojnë” për fuqinë në nofullat e tyre?
Sipas hulumtimeve të mëparshme të botuara në revistën Frontiers, forca e kafshimit përkufizohet si forca e prodhuar nga muskujt dhe kockat e nofullës së sipërme dhe të poshtme kur një kafshë kafshon. Shumë janë karakteristikat, sipas shkencëtarëve, që luajnë një rol në një kafshim grabitqar. Forca e kafkës dhe nofullave, dhëmbët, sa të mprehtë apo të mëdhenj janë, por edhe përmasat e trupit.
Kafshët me forcë të fortë kafshimi janë në gjendje të depërtojnë edhe në pre me dhëmbë veçanërisht të forta.
Nga të gjitha krijesat e gjalla në planet, krokodili i detit (Crocodylus porosus) është ai me forcën më të fortë të kafshimit që korrespondon me 16,450 njuton, sipas një studimi të vitit 2012. Vihet re se 1 njuton është e barabartë me rreth 100 gram.
Janë dy kafshë që mund të konkurrojnë – dhe të mposhtin – krokodilin, megjithatë forca e tyre e kafshimit nuk është matur në mjedisin natyror pasi ata janë grabitqarë detarë.
Nga njëra anë, është orka, ose e njohur si balena vrasëse (Orcinus orca), me kafshimin e saj të vlerësuar në 84,516 njuton nga Shoqëria Hollandeze e Peshkaqenëve, nga ana tjetër, peshkaqeni i bardhë (Carcharodon carcharias), me një forcë prej 18,000 njutonësh. Këto vlerësime janë rezultat i modeleve llogaritëse të përdorura në një studim të vitit 2008.
Ndër speciet e zhdukura, mendohet se kafshimi i T-rex, kur jetoi rreth 67 milionë vjet më parë, ishte vdekjeprurës me një forcë prej 35,000 njutonësh.
Megjithatë, siç shpjegon Jack Chegg, një biolog dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, nuk është e sigurt nëse peshkaqeni kishte nofulla më të forta se dinosauri, dhe kjo për shkak të llojeve dhe numrit të tyre të ndryshëm të dhëmbëve. /albeu.com