Gjermania, Holanda dhe Danimarka do t’i dërgojnë 100 tanke Leopard 1 Ukrainës

Gjermania, Danimarka dhe Holanda kanë njoftuar se planifikojnë t’i ofrojnë Ukrainës të paktën 100 tanke luftarake Leopard 1 të rinovuara.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e mbrojtjes të të tre vendeve thanë se dërgesa e tankeve më të vjetër Leopard 1 ishte pjesë e një përpjekjeje për të mbështetur Ukrainën në betejën e saj për t’i bërë ballë agresionit rus.

“Furnizimet do të rrisin ndjeshëm potencialin ushtarak të Ukrainës për rivendosjen e integritetit të tyre territorial të shkelur”, thuhej në deklaratë.

Dorëzimi i tankeve Leopard 1 do të ndodhë brenda muajve të ardhshëm dhe do të përfshijë mbështetje logjistike dhe trajnim. /albeu.com


Shtuar 7.02.2023 19:24