BE vendos ndalimin e naftës nga Rusia për të reduktuar varësinë nga Moska

Bashkimi Evropian ka vendosur ditën e sotme pro një ndalimi të naftës ruse dhe nënprodukteve të saj në një tentativë për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia.

Ky ndalim ka ardhur i shoqëruar me një kufi çmimi të dakrdësuar nga aleatët perëndimorë të G7.

Qëllimi është të lejohet që nafta ruse të vazhdojë të rrjedhë në vende si Kina dhe India dhe të shmanget një rritje e papritur e çmimeve që do të dëmtonte konsumatorët në mbarë botën, duke reduktuar fitimet që financojnë buxhetin dhe luftën e Moskës.

Çmimet e naftës janë ngritur për shkak të rikuperimit të kërkesës pas pandemisë COVID-19 dhe kufizimeve në kapacitetin e rafinimit, duke kontribuar në inflacionin për mallrat e tjera në mbarë botën.

Sanksionet e reja krijojnë pasiguri për çmimet pasi BE-ja 27-vendëshe gjen furnizime të reja me naftë nga SHBA, Lindja e Mesme dhe India për të zëvendësuar ato nga Rusia, e cila në një moment furnizonte 10% të nevojave totale të Evropës për naftë.


Shtuar 5.02.2023 16:16

Tags: , , ,