Ekipet shpëtuese kanë arritur të shpëtojnë me sukses 43-vjeçarin nga Belshi, Andrea Dervishi, i cili u bllokua që prej ditës së djeshme në shkëmbinjtë e malit të Tërvolit, te Kanioni i Holtës në Gramsh.
Operacioni për shpëtimin e 43-vjeçarit të bllokuar mes maleve të Gramshit ka përfunduar nga ekipet RENEA.
Kujtojmë se 43-vjeçari ka zbritur me litar rreth 80 metra lartësi duke menduar që do dalë poshtë në kanion, por litari nuk ka mjaftuar dhe ka mbetur mes dy shkëmbinjve./albeu.com. /