Pas reagimit të kompozitorit të njohur shqiptar Valentin Veizi, kënga e interpertuar nga Elsa Lila dhe Capital T, “Pyes Lotin” është hequr nga Youtube.
Ai ka thënë se tani e drejta e autorit duhet të respektohet, ndërsa më herët u shpreh se po i a bënin këngën pis, pavarësisht se versioni i Elsës me Capital T u prit mirë nga publiku.
“Pyes Lotin” me autor Veizin dhe tekst të poetes Enrieta Sina, erdhi në një version komplet ndryshe në Festivalin e 60-të të Këngës në RTSh.
Në një intervistë për Euroneës Albania, kompozitori tregon se ai nuk ka folur me Elsa Lilën, ndërkohë që ka ndjerë dhimbje kur ka parë këngën e tij të deformuar.
“Duhet të komunikonin ata me mua për këtë mendim që kishin. Nuk kam arsye të flas me këdo, nuk do e bëj pazar me muhabete telefoni. Shikoj në YouTube, në ekran këngën time, e dëgjoj me autor tjetër, një këngë që unë jam krenar për” Pyes Lotin “. Unë kam thënë mos ma bëni pis, në fakt është më tepër, është dhimbje. Më mirë mos e kisha dëgjuar në fakt, ka keq jam ndjerë kur kam dëgjuar atë këngë në atë variant që u soll”, theksoi ai,
Pas ankesës së Veizit, YouTube i ka dhënë të drejtë duke fshirë këngën e versionit të ri. Ai tregon se nuk është një luftë personale sesa me fenomenin e grabitjes dhe tjetërsimit të këngëve, pa lejen e autorëve.
“Shqipëria nuk është han me dy porta, ajo e ’98 që kam lënë unë, Shqipëria po shkon drejt Europës. Sa mbaroi festivali, këngën time e dëgjon nëpër tezga. Kështu ndodhi dhe në 97′ me “Larg urrejtje”. Isha komplet i pafuqishëm, ashtu ishte Shqipëria atëherë. Tani, jo më. Këta duhet të mësojnë se kënga shqiptare nuk lindi kur lindën këta, nuk është puna për respekt moral, ata duhet të mësojnë se nuk preket. Nuk është me Shqipëria e ’96-97 ku e dëgjoje këngën dhe e shisnin kush te deshte. Po të tjerët që nuk e kanë këtë mundësi?”, u shpreh Veizi.
Kënga shqiptare po deformohet sipas Veizit dhe kjo duhet të ngjallë reagim të menjëhershëm, para se të jetë shumë vonë.