Kontratat e gjashtë lojtarëve të Barcelonës skadojnë në qershor të këtij viti, që do të thotë se ata mund të fillojnë negociatat me klube të reja nga 1 janari.
Po flasim për Sergi Busquets, Sergi Roberto, Marcos Alonso, Hector Bellerin, Memphis Depay dhe Inaki Pena.
Sipas mediave spanjolle, Barça dëshiron të vazhdojë kontratat me Busquets, Roberto, Alonso dhe Pena. Përveç Busquets, i cili ka ende dyshime, të gjithë lojtarët duan të vazhdojnë të luajnë në Camp Nou.
Bellerin dhe Memphis ka të ngjarë të largohen nga Barcelona gjatë verës. /G.D albeu.com/