PËRGJIMET/ Si funksiononte rrjeti i falsifikatorëve në Tiranë, një polic i infiltruar për të “zbërthyer” rolet

Është siguruar dosja e Prokurorisë, në lidhje me hetimet e kryera për grupin e falsifikatorëve të diplomave, kartelave të pasurisë si dhe certifikatave të pronësisë, një rrjet që e kishte bazën në Tiranë.

Tre persona ranë në prangat e policisë, në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës e cila kishte lejuar vënien në përgjim të të dyshuarve si dhe kishte caktuar bashkëpunëtorin i cili do të infiltrohej si person me interes për të falsifikuar dokumente.

“Nga ana e prokurorit të çështjes me procesverbalin e datës 26.10.2022 janë autorizuar oficerët e DVP Tiranë për kryerjen e veprimeve simuluese që konsistojnë në veprime të ndryshme për mbledhjen e provave për personat e dyshuar dhe në administrimin dhe blerjen ose marrjen e parave të falsifikuara nga persona të dyshuar.

Janë lidhur marrëveshjet me bashkëpunëtorin lidhur me kryerjen nga ana e tij e blerjeve të simuluar si dhe përgjimin e personave të dyshuar. Nga ana jonë procesverbalin e datës 28.10.2022 i llojit “kqyrje kartëmonedhash” ju dorëzuan 2 (dy) kartëmonedha të prerjes 50 (pesëdhjetë) euro me numra serie UC8700667336 dhe UC2608231285, si dhe një fotografi me përmasa 3×4 cm bashkëpunëtorit për realizimin e blerjes së simuluar”, bëhet me dije në dosjen e Prokurorisë.

Prokuroria e Tiranës në dosje thotë se nga hetimi ka rezultuar që shtetasit “Gëzim Xhafa, Artur Bramo, Shpëtim Bega kryejnë aktivitetin kriminal të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në një rast të përgjimit, referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 “rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 02.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në datë 31.10.2022 ora 17:210 deri në orën 17:34 të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:

A – Bashkëpunëtori

B – Artur Bramo 

A-O Turo

B-Unë pot ë shifsha ty

A-Ça bëne si kalove?

B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo

A-Hajde rrim shkojmë

……

B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë

maksimumi tre

A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë

B-Të mërrkurr të ejnten

A-E deri të ejnte në drekë

B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani

A-Po ja di numrin përmëndësh

B-Kujt

A-Atij

B-Shokut tim o

A

B-Çke me atë ti mo burrë

A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore

B-Me të marr ty ore

A-Ë hë

B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër

A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë

B-Po na një gjë tjetër,mirë

…….

A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë

B-Po

A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë

B-Po

A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu

B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën

A-Po pra okej

B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash

A-Se duhet ta mbështes me na një letër

B-A ti do kartë Greke?

A-Kart Greke mo

B-A do tafto ti pra

A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato

kartat shëndetësore,a na një pashaport a

B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke

A-Ë kartën,kartën e patentën

B-Këto,këto I ke të sigurta

A-Po

B-Kështu

A-Ti jap këto unë

B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti

A-Unë quhem Arjanë

B-Arjan,unë e kam Arturë

A-Pezjet edhe pezjet njëqindë

B-Shiko tani ça desha me thënë unë …

A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy

B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri

A-Meri dy

B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën

A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin

B-Ça klase do ai?

A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite

B-Klas të katërt

A-Klas të katërt po

B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën përnjëherë

A-Po

B-Ça po shkrun ti?

A-Numrin tëm që tmë marrësh

B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin

A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj

B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt

A-Po

B-E kupton vet ai tashti

A-Tani vetëm pres telefonë

B-As mos e diskuto atë muhabetë

A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër

B-Si tonat

A-Përshëmbull dokumentat tona a…

B-Ça do ti,patenta

A-Patent na nji

B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit

A-Po

B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej

A-Po pra

B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli

A-A shpërndajm

B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek

shqiptare,Tafton

A-Po kartën,kart Greke

B-Kartë Greke,tafto quhet ajo

A-O Tur hajd pra gjith të mirat.

Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 03.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 03.11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25  të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:

– Bashkëpunëtori

– Artur Bramo

……

B-Ashtu fallco greke?

A-AA

B-Kartë.

A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.

B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën

A-Po.

B-Ndërsa kartën e ke të sigurt

A-Karta I bëhet domethënë

B-Po po

A-Do me flas me ta.

B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.

A-Pse?

B-po I mori të gjtiha ai.

A-Stë dha gjë ty?

B- Asnjë gja.

A-Po o vëlla ti a je në pzar me ta?

B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk I njeh mirë ti se ca jan!

A-O bos po ti do ta punosh, do tit hush kaq.

B-Du me nejt…..

A-jo, mo e kam për ty ore.

B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.

A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.

B-as unë se mora vesh, ça je tub o I thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.

A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do fals me ta në darkë tit ham ça don.

B-Ca të doj ai

A-Sa shkon përafësisht ajo karta.

B-Karta!

A-Ha

B-Po ta thashë more!

A-Sa?

B-Tetëdhjetë mijë lek

A-Tetëdhjetë mijë lek

B-Eeee.

A-Se se mbajta mend, atë ditë.

B-Po ta thaës që dje a pardje.

……

B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.

A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.

B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.

A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.

…….

 B-Ajo është bam ram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.

A-Po psae se more?

B-Po ça të merrsha, të vishe tin ë dhjetë natës

A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.

……
A-Po të mar në telefon.

B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.

A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.

PERGJIMET E TJERA

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 30.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

  • Sms text nga numri i celularit 676922757: Fation Nikolli 06.06.1988, Atësia: Pashk Nikolli, Vendlindja: Kalivaç, Nr. Amz 1097.Vetëm nesër më duhet patjetër. Mos ma le mbas dore. (dyshohet se numri i lartpërmendur i bën porosi subjektit Gëzim Xhafa për një dokument shkolle të dyshuar të falsifikuar me gjeneralitetet e lartëpërshkruara).
  • Sms text nga numri i celularit 694407173: ok

…….

Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:

  • Sms text nga numri i celularit 676922757: Mos ma ke ngatërruar atë të notave se është në emër tjetër. Ok vetëm mos më vono më se duhet të iki.
  • Sms text nga numri i celularit 694407173: Fation
  • Sms text nga numri i celularit 676922757: Po pra.
  • Sms text nga numri i celularit 694407173: Nga ora 5:30. Po qe ta bëj nesër mëngjes brenda orës 10
  • Sms text nga numri i celularit 676922757:Ta coj në ëhatsap up ta shikosh.

……

  • Sms text nga numri i celularit 676922757: Po këtu është lulzim shkëlqim loci. Duhet bër prapë. Sic ti kam cu. I ke të dhënat më sipër. Ok vetëm se nësër duhet dmth në 12 të jet gati. Edhe emri Fation me i.

Vazhdojnë bisedat me interes me datë 01.12.2022 dhe konkretisht:

  • Sms text nga numri i celularit 676922757: Është ngatërru në tepelenë. Ok edhe dicka se harrova shiko që nr id të jen të njëjt. Kalivac i bie në lezhë. Bejmë dot ndonjë sforcim të fundit. Më ka mërzit.
  • Sms text nga numri i celularit 694407173: Mir.
  • Sms text nga numri i celularit 676922757: Taksirat nesër më shkruar kur tjesh gati. Jo është në lezhë
  • Sms text nga numri i celularit 694407173: po unë hapa mapsin dhe doli tepelenë
  • Sms text nga numri i celularit 676922757:Se më ka stresuar keq fare.

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

  • 693782571: Hë mor.
  • 694407173: Hë.
  • 693782571: Hë.
  • 694407173: Veje numrin personal të spajkut…
  • 693782571: Duhet ëëë…
  • 694407173: Ëhë ….
  • 693782571: Ja ta marr unë tashi në telefon….
  • 694407173: Eh.
  • 697699805: E mirë, mirë.
  • 694407173: Eh

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 28.11.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

  • 686148078: Alo.
  • 694407173: Eee….
  • 686148078: Hë…
  • 694407173: Se se harrova muhabetin ça numra aty që bana unë tashi.
  • 686148078: Qa numri.
  • 694407173: Numrat ke…. ke ajo dhe kol dhe nr-ja. (numrat kol dhe nr-ja referuat në bisedë janë numra të cilët zakonisht vihen në kontratat noteriale)
  • 686148078: A të vij tani unë.
  • 694407173: Jo m po shkruaje veje aty…
  • 686148078: Si qa ti bëj.
  • 694407173: Shkruaj nënëtëqind e njëzet e shtatë e shtatëqind e dyzet tjetrën poshtë.
  • 686148078: Mos ja fus kot unë tani po ska gjë po vij nesër në mjes.
  • 694407173: A mor ke parasysh, ku është ajo…
  • 686148078: Po nuk e di mo… po do vij nesër në orën tetë, dy minuta….
  • 694407173: Mirë hajt.
  • 686148078: Se kam larh tani a e kupto e kam lanë në makinë.
  • 694407173: Makinën e kam në parking.
  • 686148078: Mirë hajt.

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 03.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

  • Sms text nga numri 694407173: Mgjes nisani kush është pronari.
  • Sms text nga numri 684042224: i shkrujte te letra. Xhulian mecani.v mbaroje dhe atë tjetrën të vij ti mar
  • Sms text nga numri 694407173: Kur të mbaroj të bëj sms. Ato dy të parat i ke gati
  • Sms text nga numri 684042224: babai i blerësit arif hoti.vazdho se mi solli

Me procesverbalin për përgjimin e komunikimeve elektronike të datës 04.12.2022 konstatojmë biseda me interes si më poshtë vijojnë:

  • Sms text nga numri 684009990: Sokol robo, numri licensës 1840, ok rrofsh.
  • Sms text nga numri 694407173: Masdite të celë.

PERGJIME TE TJERA

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 18.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 18.11.2022 ora 10:20 deri në orën 10:23  të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

– Bshkëpunëtori

– Gëzim Xhafa

……

B-Hë mo!.

A-Hë, Gzim si je?

B-Ça bone?.

A-Hiç, e kam bo gishtin operacion dje, dhe e kam lidh.

B-Pse mo!?.Ça kishte gishti?.

A-Ça ke bo?.

B-Hiç.

A-A po të ecin punët?.Paska dal mirë!.

B-Po.

A-Do të mar, kismet nga e hana për nji porosi.Kam fol me ta, për në Angli i ban ti karta, e kta gjonat.

B-……biles, biles kan ik këta?.

A-Jo mo, janë atje ato.Dun ndonjë patentë, a ndojë gja.

B-Jan atje ato!?.

A-Po

B-Ooo, atje i ke origjinale fare.

A-A dun ndonjë gja, të shoh ça të më thonë.Bashkëpunojmë.

B-Po normal.

A-Unë du njerëz tak tak. Kam pas një tjetër, vonuka nga tre ditë, pesë ditë, shatatë dit.

B-Jo mo vëlla jo.

A-S’haptë telefonin.I tham sot, sot.A e kupton?.

B-As nuk bëhet fjalë fare.

A-Kisha dhe për të taku vëllain e tij dje, i thashë o vëllai he,  e ka mbaru punën burri huj. Arsyet e mija familjare,i çova me foto gishtin, çe jam në spital.Arsyet e mija i thashë, ka mbaru punë burri i huj.Nesër thash, shkoj e marr.

B-Ça thotë Turi, a ka pi alkol ma?.

B-Jo s’pi ma, ku pi ai.Po Turi, është një çikë.

A-Po prandaj i thashë atë dit, se i rashë katër herë telefonit e s’ma hapi.E kishim lanë për tu taku, dhe sma hapi. Thash atij, shokut tem i thashë o vëlla a e njef ti?.Po si se njof un, po thirre o vlla se ne nuk jena ka vrasim njerëz.Se ne kshu punësh bojnë.

B-…………ke mbaru punë ma bonte mu, pse më mer në telefon mu më tha!?.

A– Po i pat ra ai!.

B-Po i ke ra ti!.

A-Jo si kam ra kurrë ma qysh atë ditë si i thash, s’ma ke hap telefonin.Si kam ra ma, ai s’sheh mirë, lene kush i bie tjetër.Ai se di se unë kam ardh, për herë të dyte e për!.

B-Po, po.Ti ishe pardje këtu.

A-Po, s’më nuk më pau pra!.

B-Po s’të ka njof more.

A-Po pa, po si fola.

B-Hajt mirë.

A-Hajt pra.

B-Të iki unë?.

A-Ik.Hajt pra të bëj telefon .

B-Se jam tu pi kafe me nusen, aty mbrapa.

A-Të baj telefon, kismet të hanën.

B-Aaa!?.

A-Hajt cao o Gzim.Të baj telefon kismet të hanën, se nuk do jem sot e nesër knej.Se mi nis ai, sot ose nesër.