Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar në një status në Facebook, ndërsa është shprehur me kritika ndaj SPAK lidhur me aferën e inceneretarëve.
Kryemadhi shtron pyetjen se pse në dosje nuk janë Subashi, Agaçi dhe Rama.
Statusi i Kryemadhit
SPAK apo “pak”??
U njohëm sot me vendimin e S(PAK) për dërgimin e aferës së inceneratorit të Fierit në gjyq.
U njohëm edhe me subjektet dhe me veprat penale konkrete që akuzohen.
Habi e madhe të akuzosh propozuesit e një VKM-je për një shpronësim të paligjshëm dhe të mos akuzosh miratuesit e po kësaj VKM-je.
Po Subashi, po Agaçi, po Rama, ku janë?
Si i bie tashmë? SPAK apo “pak” fare?!?