Fatbardha Çelaj një përkthyese shqiptare e cila punon në spitalin e Kentbury në Britaninë e Madhe tregon në një intervistë për gazetarin Klodian Zhivani se ka kontaktuar me shqiptarin e identifikuar si Denisi me origjinë nga veriu i Shqipërisë.
Ajo tha se gjendja e tij është shëndoshë e mirë, por është i traumatizuar nga ngjarja e cila humbën jetën katër persona të tjerë.
Fatbardha Çelaj: Unë jam përkthyese në Britani. Jam në spitalin e Kentbury aktualisht. Situata është shumë e ndjerë. Ndodhen 34 persona që i kanë shpëtuar tragjedisë. Mes tyre është një shqiptar, i quajtur Denis. Ai nuk do të prononcohet, unë kam kontaktuar me prindërit e tij, është shumë. Vetëm Denisi është identifikuar si shqipfolës. Është nga veriu, gjendja është shumë mirë, por është i traumatizuar ende.
Klodian Zhivani: Si është gjendja e personave të tjerë?
Fatbardha Çelaj: Gjendja e personave të tjerë është shumë e komplikuar, gjuhët e tjerëve nuk i dimë. Mundohemi të hyjmë në çdo dhomë, mundohemi të gjejmë mos ka shqipfolës të tjerë. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Katër janë identifikuar të vdekur. 34 janë këtu në spital, nuk mund të japim shumë detaje, nuk japim dot detaje para autoriteteve.
Klodian Zhivani: Cili është apeli për të gjithë prindërit shqiptarë?
Fatbardha Çelaj: Ju lutem qetësohuni, deri tani vetëm Denisi është identifikuar. Mos i nisni fëmijët në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk e di, jam shumë e emocionuar të shoh këtë gjë të padëshirueshme. Ju lutem mos i nisni, mbajini afër./TopChannel