Psikologia Entela Binjaku tha në një intervistë për Euronews Albania se qytetarët shqiptarë kanë një lloj stepje për treguar problemet e shëndetit mendor, apo për të marrë masa që gjendja të mos përkeqësohet.
“Ende tek qytetarët tanë ka një lloj stepje, një lloj ngurrimi, një lloj hezitimi për probleme të shëndetit mendor. E keqja e kësaj është që nëse nuk ndiqet në kohën e duhur ajo përparon, gjendja përkeqësohet dhe mund të çojë edhe në sjellje agresive”, u shpreh psikologia.
Sipas saj duhet një fushatë ndërgjegjësimi kombëtar për shëndetin mendor.
“Institucionet tona të shëndetit mendor janë të papajtueshme në kapacitetet që kanë. Mendoj që ka nevojë për një fushatë ndërgjegjësimi kombëtar që të ketë në qendër pikërisht shëndetin mendor. Qendrat komunitare të shërbimit të shëndetit mendor janë shumë të domosdoshme. Ne nuk e njohim mirë në vend situatën e shëndetit mendor”, tha Binjaku.