Viola Von Cramon: Nëse ne në PE do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte vizat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i është përgjigjur një postimi në Twitter të bërë nga faqja “Kosdata”, ku thuhet se vetëm kosovarët nuk janë të lirë të lëvizin pa viza në Evropë.

Cramon për këtë shkroi n’ Twitter se Kosova do ta kishte liberalizimin e vizave, nëse Parlamenti Evropian do ta thoshte fjalën e fundit. Por sipas saj, është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin.

“Njerëz, unë jam e vetëdijshme për këtë fakt. Fatkeqësisht, nuk varet nga unë që të vendos për këtë. Më besoni, nëse ne në Parlamentin Evropian do ta kishim fjalën e fundit, Kosova do t’i kishte të njëjtat mundësi udhëtimi si të gjitha shtetet tjera evropiane, por është presidenti i Këshillit Evropian ai që e merr vendimin”, shkroi Cramon.


Shtuar 4.10.2020 09:13