Senegalit nuk i ka penguar rezultati i testeve të Covid-19 për Sadio Mane.
Ylli i Liverpool, Sadio Mane, dy ditë më parë konfirmohej i infektuar me Covid-19.
Megjithatë, selektori i kombëtares së Senegalit, Aliou Cisse nuk ka parë ndonjë problem për këtë dhe e ka grumbulluar lojtarin në listë, me shpresën që ai të kalojë virusin deri në ditën e ndeshjes.
Anash Sadio Mane, në listën e Senegalit shihen edhe emra si Edouard Mendy, Idrissa Gueye e Ismaila Sarr.