Osmani: Serbia drejtohet nga mendje gjenocidale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në Tëitter duke iu drejtuar ministrit të Jashtën serb lidhur me varret e personave të pagjetur shqiptarë.

Gjithashtu, Osmani ka thënë dëgjojeni përsëri e përsëri, nëse dikush ende beson se liderët që e drejtojnë Serbinë kanë ndryshuar. Sipas saj, Serbia aktualisht ende drejtohet nga mendje “gjenocidale”

“Dëgjojeni ministrin e Jashtëm të Serbisë duke kërcënuar serbët të cilët po tregojnë vendet ku janë varrosur të pagjeturit shqiptar në Serbi. Dëgjojeni përsëri e përsëri, nëse besoni se liderët e Serbisë kanë ndryshuar. Fatkeqësisht, Serbia ende drejtohet nga mendje gjenocidale”, ka shkruar Osmani në Tëitter.

Më poshtë gjeni shkrimin e Osmanit dhe videon e Daçiqit.


Shtuar 2.10.2020 19:43