Maqedoni-Kosovë, vendoset për çështjen e tifozëve

Ndeshja e gjysmëfinales së “Play-off” të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet pa praninë e shikuesve.

“Bordi i Drejtorëve të Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme vendosi që të ardhurat nga shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Kosovë të kthehen.

Kjo do të thotë se “verdhekuqtë” nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve të ndeshjes më të rëndësishme në historinë e futbollit maqedonas, e cila do të luhet më 8 tetor në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup”, shkruan mes të tjera “Ekipa.mk”.


Shtuar 2.10.2020 17:43