Firmat e tregtimit të kriptomonedhave po përpiqen të parandalojnë tërheqjet masive të investitorëve të tyre pasi u zbulua se kolapsi i platformës FTX të Sam Bankman-Fried është nën hetim nga drejtësia.
Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut po shqyrton nëse FTX ka keqpërdorur fondet e klientëve duke i dhënë miliarda dollarë hua një firme të veçantë tregtare të themeluar nga Bankman-Fried.
Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera sakaq, mbetën nën presion të hënën, duke nxitur kompanitë rivale të qetësojnë investitorët e shqetësuar tejmase mbi kapitalet e tyre.
Sipas një analize, kompanitë më prestigjioze në botë po përjetojnë flukse dalëse prej 6.2 miliardë dollarësh të Bitcoin dhe Ethereum në nga data 6 nëntor deri më 13 nëntor.
CryptoQuant zbuloi se 3.7 miliardë dollarë Bitcoin dhe 2.5 miliardë dollarë Ether u zhvendosën nga shkëmbimet mes frikës që ka pushtuar investitorët në mbarë botën.