2 vite nga dasma, Vilma Masha publikon foton e rrallë me partnerin (FOTO LAJM)

2 vite më parë, moderatorja e sportit Vilma Masha kurorëzoi në martesë dashurinë e saj shumëvjeçare me partnerin.

Ajo është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar për fotot me partnerin, pasi më parë Vilma është shprehur se ai nuk është personazh publik dhe nuk dëshiron ta zbulojë identitetin e tij.

Edhe sot, teksa është ndjerë nostalgjike për ditën e martesës, Vilma ka publikuar një foto nga momenti special, por pa zbuluar portretin e bashkëshortit. Kujtojmë se Vilma dhe partneri i saj janë prindër të një vajze të quajtur Sea.


Shtuar 30.09.2020 17:23