Këtë vit shënohet 50-vjetori i standardizimit të gjuhës shqipe. Nga 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë i zhvilloi punimet Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Në Tiranë sot, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës mbajnë një takim, ku të ftuar janë akademikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut si dhe drejtues shtetërorë, përfshirë Kryeministrin Rama dhe Presidentin Begaj.
Kryeministri Rama nuk kurseu batutat, kur tha se mbi të gjitha nuk kupton se përse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron edhe ai i NATO-s.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/869671747526813
“Tre flamujt të qëndrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njëjtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha. Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit”, tha ai.
E dimë shumë mirë por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.
Historia na mëson se drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar nuk janë gjë tjetër veçse një proces konsolidimi i frymës dhe i germës së një kombi, i qenies së një kombi. Njehsimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe standardizimi i saj është një nga ato procese historike që për fatin më të madh të shqiptarëve është përvijuar ngjashmërisht me procesin e njehsimit edhe të gjuhëve evropiane. Por, e para ka kaluar më butë se sa procese të tjera njehsimi gjuhësh të tjera evropiane dhe dyta është nga të paktët procese që në historinë tonë na njehson për nga struktura dhe për nga metoda me vendet e tjera evropiane. Kjo i detyrohet dhe një fati që e kemi pasur si shqiptarë. Ndonëse pa një shtet tonin, që edhe kur e patëm nuk e patëm me mundësi dhe mjete të konsiderueshme, fati ynë ka qenë mendja e ndriture dhe talenti i mahnitshëm i njerëzve të dalluar të këtij kombi”, tha Rama.