Prindërit po gabojnë rëndë! Pse nuk duhet ta ndajnë shtratin me fëmijët e tyre

Të gjithë fëmijët vrapojnë për në shtratin e prindërve kur shikojnë një ëndërr të keqe apo kur dëgjojnë një zhurmë të frikshme. Kjo gjë është e përsëritshme, në çdo brez. Disa studime sugjerojnë që prindërit nuk duhet t’i lënë fëmijët të flenë në shtratin e tyre, pasi shëndeti i tyre dëmtohet.

Një studim në Universitetin Federal de Pelotas se çfarë ndikimi ka në shëndetin mendor të fëmijës, fjetja me prindërit. Ata morën në studim 3583 fëmijë nga Brazili dhe i ndanë në 4 grupe.

-Ata që nuk e ndajnë shtratin me prindërit (44.4%)

-Ata që shkojnë që në fillim në shtratin e prindërve, pastaj në dhomën e tyre (36.2%)

-Ata që shkojnë më vonë në shtratin e prindërve (12.0%)

-Ata që këmbëngulin të flenë me prindërit (7.4%)

Duke marrë parasysh dhe disa fëmijë që e ndajnë shtratin me prindërit për arsye socio-ekonomike ose për besime kulturore, studimi zbuloi se fjetja bashkë e gjumit ishte një praktikë e zakonshme për fëmijët e përfshirë në studim.

Studiuesit zbuluan se fjetja me fëmijët bën që shëndeti mendor i këtyre të fundit mund të dëmtohet. Duke studiuar fëmijët që nga lindja, të cilët ndajnë vazhdimisht shtratin me prindërit, u zbulua që shanset për çrregullime psikiatrike janë më të mëdha sesa për fëmijët që flenë në dhomën e tyre.

Fjetja me prindërit mund të dëmtojë edhe shëndetin fizik të fëmijës, pasi dyshekët janë të pasigurt për ta dhe sepse foshnjat kanë nevojë për shtrat të fortë.


Shtuar 23.09.2022 23:04