Formacionet e mundshme Udinese-Inter, zikaltërit në kërkim të suksesit të tretë radhazi

Inter do të dalë sot në fushën e Udineses me synimin për t’i dhënë vazhdimësi serisë pozitive që nisi një javë më parë ndaj Torinos dhe vazhdoi në Champions ndaj Plzen.

Zikaltërit duhet të tregojnë shumë kujdes pasi Udinese vjen nga një formë e mirë ku ka marrë 4 fitore radhazi në Serie A.

Inzaghi sot do të bëjë pa Calhanoglu dhe Lukaku të cilët janë të dëmtuar. Vendin e belgut në sulm mund ta zërë sot Dzeko, i cili ka konkurrencën e Correas, në vendin e turkut në mesfushë është në balotazh Mkhitaryan dhe Galliardini, ndërsa për Asllanin nuk ka ende një vend titullari. Në mbrojtje preferohet Acerbi në vend të De Vrij./h.ll/abcnews.al

Formacionet e mundshme:

UDINESE (3-5-2): Silvestri; Perez, Becao, Nuytinck; Pereyra, Lovric, Walace, Makengo, Udogie; Deulofeu, Beto.

Stoli: Padelli, Piana, Bijol, Abankwah, Guessand, Ebosele, Ehizibue, Arslan, Jajalo, Samardzic, Pafundi, Nestorovski, Success.

Të padisponueshëm: Masina, Buta.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Gosens; Dzeko, Lautaro.

Stoli: Onana, Cordaz, De Vrij, D’Ambrosio, Dimarco, Bellanova, Darmian, Zanotti, Asllani, Gagliardini, Correa, Carboni.

Të padisponueshëm: Lukaku, Calhanoglu.


Shtuar 18.09.2022 10:59