E ndalon policia në mes të Kosovës, çfarë po ndodh me Mozzik (VIDEO)

Teksa udhëtonte me makinë me mikun e tij Grajqa, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Mozzik, është ndaluar nga policia.

Ky moment nuk ka kaluar pa u filmuar nga dëshmitarët në rrugë, ndërsa reperi shihet pranë makinës së tij Mercedes G63 AMG.

Mozzik shfaqet i shqetësuar teksa bisedon në telefon, ndërsa miku i tij shihet të bisedojë me policët që qëndrojnë përpara makinës së reperit.

Ende nuk dihet ç’ka ndodhur dhe cila është arsyeja e ndalimit të djemve, të cilët gjithashtu shfaqen pa maska për t’u mbrojtur dhe për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Mozzik nuk ka bërë ende asnjë reagim në rrjete sociale lidhur me këtë situatë.


Shtuar 9.09.2020 09:52