Prishjet në “Prestige Resort”, Rama ironizon opozitën: Urime që jeni tharë pasi u zhytët te pishinat e Irfanit

Gjatë sencës në Parlament ditën e sotme Kryeministri Edi Rama deklaroi ismën që do të ndërmarrin së shpejti për ndërtimet pa leje dhe që do të nisë fillimisht në Tiranë.

Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur edhe prishjet në “Prestige Resort”, ndërsa ironizoi deputetë e opozitës.

Rama u zotua se do të marrë fund brutaliteti i ndërtimeve.

“Urime që jeni tharë pasi u zhytët në pishina e Irfan Hysenbelliut. Kjo tregon që ju punojnë mirë tharëset e flokëve. Për sa i përket ndërtimeve pa leje jemi sot në një kohë kur këto janë shfaqet e fundit të brutalitet kapitalist. Kur e kemi nisur ne punë, ndërtimet pa leje, katet shtesë ishin pa fund. Sot në Tiranë numri i tyre është i vogël, por sigurisht janë aty. Do ta shikoni. Këta ose do ti parablejnë me një çmim real tregu të indeksuar dhe do të paguajnë edhe gjobën. Me ato para ne do të çojmë te fondi i shpronësimit ose do ta dhurojmë ose do të konfiskohen dhe pastaj vazhdojnë me ndjekjen penale”, u shpreh Rama/albeu.com


Shtuar 8.09.2022 11:58