77 vjet nga Hiroshima, bomba atomike që ndryshoi njerëzimin

6 gushti është një ditë përkujtimi dhe reflektimi , pasi shënon 77-vjetorin e hedhjes së  bombës atomike  në Hiroshima, sulmi i parë ndaj njerëzimit duke përdorur energjinë bërthamore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i pranishëm në ngjarjet në Hiroshima, dha alarmin për garën e re të armëve pas pushtimit rus të Ukrainës, duke theksuar se “armët bërthamore nuk garantojnë asnjë siguri, vetëm vdekje dhe shkatërrim”.

“Djali i vogël”, bomba atomike e lëshuar në  Hiroshima,  u mori jetën, në çast, në javët dhe muajt që pasuan, përafërsisht 140,000 njerëzve.

Tre ditë më vonë, një bombë e dytë atomike amerikane rrafshoi qytetin e Nagasakit, duke vrarë 74,000 njerëz, si nga shpërthimi bërthamor ashtu edhe nga efektet e rrezatimit.

Më  15 gusht 1945, me vendin në gjunjë pas sulmeve që shkaktuan shkatërrim të paparë,  perandori Hirohito  shpalli kapitullimin e tij dhe praktikisht fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Historianët vazhdojnë të debatojnë nëse ky sulm i dyfishtë me armë bërthamore shpëtoi jetë dhe përshpejtoi përfundimin e luftës. Shumë i karakterizojnë sulmet në Hiroshima dhe Nagasaki si krime lufte, si për shkak të fuqisë shkatërruese të pashembullt të bombave atomike të përdorura, ashtu edhe për shkak të numrit masiv të vdekjeve të civilëve./albeu.com


Shtuar 6.08.2022 12:56