Tragjedia në Himarë, “shpërthen” Flutura Açka: Të pangopur! Përzijeni Ramën nëse ju vjen me lule tek dera (FOTO LAJM)

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Himarë.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Açka është shprehur se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar.

Sipas saj, qeveria duhet të dorëhiqet dhe familjarët duhet ti përzenë Ramën dhe ministrat nëse u shkojnë tek dera me lule.

Postimin Açka e ka shoqëruar me një foto të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, të cilët shkuan për ngushëllim disa ditë më parë, në një familje që pësoi të njëjtën tragjedi.

“Vaj për një fëmijë që e vrau babëzia

Ngushëllime të thella familjes së vajzës 7-vjeçare J.A, e vrarë sot nga skafi i një të marri në Himarë!

Dhe iu bëj thirrje njerëzore t’i përzënë nëse u shkojnë te dera këta të dy me lule në mort.

Këta të japin dorëheqjen para shqiptarëve!

Se nga babêzia nuk lanë një metër plazh publik për shqiptarët dhe asnjë plazh të qetë për familjarët.

Kjo që po them nuk është politike, por njerëzore.

Të pangopur!!!”, shkruan Açka./albeu.com/