ZYRTARE/ Ylli i Real Madridit i bashkohet Villarrealit

Messi japonez’ i është bashkuar skuadrës së Villarreal.

Ylli në rritje i Real Madrid, Takefusa Kubo, është transferuar te skuadra e Villarreal.

Marrëveshja e sheh lojtarin t’i bashkohet ‘nëndetëses së verdhë’ vetëm në formë huazimi.

Lojtari do të luajë me skuadrën e Villarreal në sezonin 2020/21, kurse edhe këtë sezon e kaloi larg Real Madridit.

Kujtojmë se Villarreal është në bisedime edhe me Dani Parejo dhe Francis Coquelin, me të cilët pritet vetëm zyrtarizimi.


Shtuar 10.08.2020 15:53