Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se për shkak të mbylljes së shërbimeve online në e-albania, regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë do të shtyhet pa afat.
“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.
Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit. Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”, shkruan ministrja.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Kryeministri njoftoi se shërbimet online në platformat e qeverisë do të mbylleshin, pasi kanë rënë pre e një sulmi të sofistikuar kibernetik nga jashtë Shqipërisë./albeu.com