Deputeja e Partisë Socialiste, Erisa Spiropali me anë të një postimi të bërë më faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar se është takuar me të dërguarin e Zelensky-t ku shpreh mbështetjen e Shqipërisë për Kievin.
Postimi i plotë
I veçantë takimi me z. Rustem Umerov, i dërguari special i Presidentit Zelensky, njëkohësisht nënkryetar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe anëtar i delegacionit të bisedimeve për paqe.
Biseda kishte në fokus situatën në Ukrainë dhe qëndresën e një populli që po lufton edhe për Ballkanin, edhe për të ardhmen e Europës.
Shqipëria e tregoi që në krye të herës mbështetjen ndaj popullit ukrainas, duke u bërë bashkëpenëmbajtëse e kësaj çështjeje bashkë me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe duke iu bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Federatës Ruse.
Miratimi në Kuvend i #Rezolutës që dënon me forcë agresionin rus në Ukrainë sikurse ndihmesa ushtarake & humanitare, ishin dëshmi konkrete e atyre vlerave perëndimore që vendi ynë i ngriti në lartësinë e misionit, sinkron me vendet aleate./albeu.com