Gazetari i dytë i “piketuar” nga Rama, reagon Açka: Na duhet shkolla e riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës

Kryeministri Edi Rama debatoi ditën e djeshme me një gazetar, për shkak të pyetjes që ky i fundit i bëri ministres Olta Xhaçka.

Rama e dërgoi në riedukim gazetarin, që është rasti i dyti në pak kohë, duke i thënë se nuk duhet të jetë i pranishëm në asnjë konferencë shtypi për 3 muajt në vazhdim.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka i cila nëpërmje një postimi në “Facebook” ka shprehur solidaritet për gazetarët, ndërsa shton se fjala “Riedukim” e përdorur nga Raam për gazetarin, është fjalë e marrë borxh nga diktatura.

Reagimi i plotë:

E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet.

Në solidariteit me gazetarët!

Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar Statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”.

Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura.

Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës./albeu.com