Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani ka zgedhur Gjykatën Administrative të Apelit të Tiranës për t’ju rikthyer punës.
Ky i fundit i ka kthyer përgjigje KLGJ-së, e cila i kishte vënë në dispozicion gjashtë vende në gjashtë gjykata të ndryshme Apeli.
Sipas ligjit, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit, i lind e drejta për të kërkuar emërim nëpër gjykatat e Apelit.
Ardian Dvorani u shkarkua nga detyra pak kohë më parë me vendim të KLGJ, e cila e konsideroi mandatin e tij të përfunduar në Supreme dhe në KED.